×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Poezia e Dije Demiri-Frangut mori çmimin e parë në “Takimet e Dom Mikelit”

    Insajderi
    23 September 2023 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Poezia “Njerëzit edhe janë të çmendur” mori çmimin e parë “Agim Ramadani” në “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit” që u mbajtë sot në Stubëll të Vitisë.

    “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit” është një aktivitet i përvitshëm kulturor, në të cilin përpos konkursit tradicional të poezisë, flitet edhe për të tashmen dhe të kaluarën e kulturës dhe artit shqiptar.

    Poezia e shpërblyer “Njerëzit edhe janë të çmendur” e Dije Demiri-Frangut

    Njerëzit lexojnë Spinozën shetisin parqeve me Enkidun

    Tallen me vdekjen e Sokratit mureve antike ngulin sytë

    Si të dashurave mërzinë amforave të lashta ju fshijnë pluhurin

    Dashurohen në kokën e trupin e Afërditës të Herës i bëjnë dashnore

    Në muskujt e hedhësve të shtizave dashurohen

    E në ëndërr shohin statujen e Zeusit

    Të gjithë e mendojnë veten aktorë të Bylisit

    Leni krejt më mirë besoni se

    Janë të krisur në zemër i duan mëkatet i hymnizojnë

    Shumë vdesin të marrë e të evidentuar si të padijshëm

    Anipse i dinë gurutë i këndojnë lirikat popullore të dashnisë

    Provojnë ta shtrydhin frikën ta ndrydhin ankthin

    Tërë jetën me gurin e shpresës nën gjuhë jetojnë

    Këndojnë urata udhëtimeve të gjata e vdesin të padijshëm

    Të mashtruar si fëmijët e kopshteve të cemtë mbesin

    S’ i përcjellin fluturimet e zogjve vdesin pa u bërë valë deti

    besoni janë edhe budallenj, vrasin mushkonja minj fëmijë

    vrasin gra me gjoksa t ‘bukur si koka e Lybotenit, këmbëdrejta si lisat e Sharrit

    Njerëzit janë të çuditshëm askush s’ ju bie n ‘fije janë edhe budallenj

    O sa budallenj të dashur janë disa nga ta

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark