Policia e Kosovës ka shkuar sonte në selinë e televizionit “First Channel”, pas dhunës në reality show “It’s my home”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se policia në koordinim me prokurorinë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohë”, tha Ahmeti për Insajderin.
Sot është publikuar video ku po ushtrohet dhunë brenda këtij emisioni.
Më saktësisht siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.
Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.
@liridonb #fy #fyp #fypシ #viral ♬ original sound – L
E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.
Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.