×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    MPJ konfirmon se policët e kidnapuar do të vizitohen nga familjarët e tyre

    Insajderi
    23 June 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre policët kufitarë të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe në territorin e Kosovës, do të vizitohen për herë të parë nga familjarët e tyre gjatë ditës së sotme. Policët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, pasi iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Konfirmimin se kjo vizitë do të realizohet e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd e cila është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe zyrtarët policorë, është njoftuar se vizita e familjarëve të policëve të Republikës së Kosovës që po mbahen në Kralevë pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme”, kanë deklaruar nga kjo Ministri.

    MPJ ka thënë se është konfirmuar edhe që tashmë janë dërguar medikamentet e nevojshme mjekësore për zyrtarin policor Shemë Mustafa.

    “Po ashtu, nga komunikimi që ka mbajtur Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd me avokatin mbrojtës, është konfirmuar se tashmë janë dërguar të gjitha medikamentet e nevojshme për zyrtarin policor, z. Shemë Mustafa”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së për Express.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark