×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Polici Agon Rexhaj denoncohet  në IPK, qytetari pretendon se e rrahu brutalisht/ FOTO

    Insajderi
    18 August 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetari H.H kosovar i cili është edhe shtetas i Norvegjisë,sot ka shkuar ne stacioni policor në Pejë për të paguar një tikete të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Aty siq ka treguar për Insajderin ai ishte thirrur nga polici Agon Rexhaj i cili njëherit është edhe hetues në njesinë e antidrogës në Pejë.

    Sipas qytetarëve me tu futur në dhomën e  intervistimit, polici Rexhaj kishte provuar që ta godas me shqelma këmbeve. I kontaktuar nga Insajderi ai ka thëne se më herët nuk kishte telashe me policin në fjalë.

    Me të dalë nga stacioni policor i njëjti ka kërkuar tretman ne spitalin e Pejës. Raportet dhe fotografitë i njëjti i ka nisur në Redaksinë e Insajderit.

    Ai gjithashtu ka thënë për Insajderin se rastin e ka denoncuar në Inspektoratin policor të Kosovës.

    “Raportet ua kam dërguar IPK-së të hënën do të shkoj fizikisht në zyret e tyre”, ka thënë ai për Insajderin

    Polici Agon Rexhaj sipas një denoncimi të mëhershëm tek Insajderi është parë derisa e shoqëronte kengëtaren Tayna në koncerte.

    Denoncuesit ngritnin dyshime se i njëjti punon edhe si sigurim i artistes në fjalë. Insajderi kishte nisur pyetje në policinë e Kosovës por asnjëherë nuk kishte marrë përgjgije

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark