Polici i trafikut që ndërtoi shtëpi luksoze, Insajderi sjell historinë interesante të "Bossit" nga Prizreni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Polici i trafikut që ndërtoi shtëpi luksoze, Insajderi sjell historinë interesante të “Bossit” nga Prizreni

    Insajderi
    06 December 2022 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luan Bytyqi, polici i trafikut rrugor në Policinë e Kosovës, po dyshohet se përmes bixhozit e fajdeve ka arritur të ketë një pasuri të majme. Shtëpia e tij në Prizren, në muajin tetor ishte cak i bastisjes kundër krimit e korrupsionit. Bastisja e realizuar nga kolegët e tij kishte zgjatur me orë të tëra. Insajderi ju sjell historinë e policit të korruptuar.

    Emri i Bytyqit figuronte si i vetmi zyrtar policor i arrestuar përgjatë aksionit “Toto” e së bashku me të u arrestuan edhe 12 persona tjerë.

    Luan Bytyqi – polic i trafikut rrugor

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për rastin “Toto”.

    Çka iu gjetë “Bossit” të Prizrenit përgjatë bastisjes?

    Më të zbarkuar në shtëpinë e policit Luan Bytyqi, bie në sy jeta luksoze e tij. Nga pamjet e publikuara nga Kallxo, shihet se ai nuk bën një jetë aspak të thjeshtë. Shtëpi e monitoruar nga kamerat. Veturë e veshje luksoze. Si dhe para të majme. Këto janë disa prej gjërave që supozohet se nuk mund t’i ketë në pronësi një polici i trafikut rrugor.  

    I veshur me një maicë të firmës “Hugo Boss”, Luan Bytyqi tregohet bashkëpunues përgjatë bastisjes. Zyrtarët të cilët mbajnë veshur uniformat e Inspektoratit Policor të Kosovës, me të hyrë brenda ia konfiskojnë armën zyrtare. Ia konfiskojnë edhe kamerat e sigurisë.

    Përveç armës zyrtare atij iu kapet edhe një armë e gjatë.

    Luan Bytyqi, polic i trafikut rrugor

    Pas kësaj vazhdojnë edhe në dhomën e gjumit të të njëjtit, e ku i gjenden mbi 4 mijë euro cash.

    Bastisja në shtëpinë e Luan Bytyqit është kryer për orë të tëra.

    Reagimi i Inspektoratit Policor të Kosovës

    Pas aksionit për rastin ishte deklaruar Inspektorati Policor i Kosovës, duke dhënë detaje për aksionin. Kishin konfirmuar për arrestimin e zyrtarit policor, Luan Byqyti. Para, vetura, municion e të tilla dëshmi ishin gjetur përgjatë aksionit.

    “Sot (5 tetor) në orët e pasdites, si rezultat i  hetimit disa mujor, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit”, thuhej nga IPK për Insajderin.

    Aksioni “TOTO”: 13 të arrestuar, mbi 55 mijë euro e 6 vetura u sekuestruan

    “Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë)”.

    Hetimi sipas IPK-së ishte zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

    Siç njoftonte Inspektorati deri në fazën e realizimit të operacionit ishin kontrolluar disa lokacione dhe ishin arrestuar disa persona te dyshuar.

    “Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion”, thuhej në përgjigjën e Inspektoratit.

    Me 10 tetor, Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për trembëdhjetë të pandehurve në rastin “TOTO”, në mesin e tyre edhe ndaj Luan Bytyqit.

    Theksojmë se gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura”, thuhej në raportin 24 orësh të policisë.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark