×
  • Lajme
  • Insajderi

    Polici në rroba civile e plagosi të dyshuarin, nga Prokuroria flasin për Insajderin

    Insajderi
    28 May 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi në Ferizaj.

    Jashari në një prononcim për gazetën Insajderi ka treguar se i dyshuari është operuar në spital dhe se kur Gazmend Hyseni u vra në vendin e ngjarjes kishte qenë një polic me rroba civile.

    “Personi i dyshuar është në sptial, është operuar. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit. Një person është vra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë fillimisht Jashari.

    Polici në rroba civile kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e shoqëruar një të dyshuar tjetër për në stacion.

    “Personi i dyshuar ka tentuar me ik, aty ka rastis polici në rroba civile, i cili ka qenë duke e transportuar një të dyshuar tjetër në Gjilan. Ai është prezantuar si polic që me u ndal i dyshuari, ai nuk është ndalë. Është rrezikuar edhe polici nga ana e të dyshuarit, dhe është detyruar me shti, e ka godit njëherë në nofull”, ka theksuar Jashari.

    Duke folur për motivet që çuan deri te vrasja, Jashari tha se është ende herët.

    “Motivi i vrasjes ende nuk dihet sepse vetëm një dëshmitar është intervistu kurse personta që kanë qenë me viktimën”, theksoi Shukri Jashari për Insanjderin

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark