Por një selfie e reperit – që kishte dalë online si një video-montazhë dhe që ishte bërë hit – është duke u mohuar nga polici i parë që erdhi në skenën e vrasjes, i cili thotë për DailyMail se e di që Tupac është i vdekur.
Chris Carroll, që tani është i pensionuar, e pa 25-vjeçarin duke derdhur gjak rëndë. Madje ai thotë se fjalët e fundit të reperit drejtuar tij ishin: “Fuck You”.
“Tupac ka vdekur, unë e pashë atë me sytë e mij dhe kishte shumë të shtëna në trupin e tij dhe një njeri në atë gjendje ishte e pamundur të shpëtonte”, thotë Carroll për Daily Mail, njofton Insajderi.
Shakur u deklarua i vdekur gjashtë ditë më vonë dhe Carroll thotë për DailyMail se e dinte që ai nuk do t’ia dilte.
Vrasja e reperit, më 7 shtator 1996, është përcjellë me shumë teori konspirative që nga atëherë. /Insajderi.com