Insajderi
Lajme

Polici që ishte në pikë kontrolli goditet nga një veturë, dërgohet në spital

Insajderi
19 November 2025 - 10:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Polici që ishte në pikë kontrolli goditet nga një veturë, dërgohet në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se zyrtari policor në momentin e aksidentit ishte në pikë kontrolli.

“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal”, thuhet në përgjigjen e Rugovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark