×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të shiut

    Insajderi
    20 December 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica.

    Sipas njoftimit pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit dhe mund të krijohen shtresa të akullit.

    “Me rënien e temperaturave në këto lokacione krijohen shtresa të akullit që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik, përveç kësaj kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit”, njoftoj policia.

    Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik:

    ·Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!

    ·Mbani distancën në mes mjeteve!

    ·Përdorni pajisjet dimërore!

    ·Përdorni rripin e sigurisë!

    ·Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara!

    ·Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes!

    ·Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë!

    ·Në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark