
Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.
Dy prej të dyshuarve janë arrestuar në Prishtinë për veprën penale trafikim me njerëz. Policia ka thënë se me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore është realizuar një bastisje me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale: një llap top, katër telefona mobil , një aparat fotografik dhe dokumente te tjera .
Në Obilliq ndërkaq Policia ka arrestuar dy të dyshuar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi kanë sulmuar fizikisht me thikë dy viktimat meshkuj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar për tretman mjekësor.
“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia./Insajderi.com