×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia arreston dy serbë në veri, iu konfiskohen kartelat e veteranëve të luftës së Serbisë dhe një “mal” me mjete të mprehta

    Insajderi
    31 May 2023 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë në veri të Kosovës mbrëmjen e së martës.

    Në njoftimin e Policisë, thuhet se të dyshuarve iu konfiskuan mjete të mprehta, simbole nacionaliste dhe kartela të veteranëve të luftës së Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Të dyshuarve iu është vendosur masa e ndalimit prej 48-orëve.

    Postimi i plotë:

    Në veri të vendit arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve’

    Prishtinë, më 31 maj 2023

    Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

    Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione  etj.

    Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

    – një (1) shufër metalike (policore),

    – një (1) maskë kamuflazhi,

    – disa thika,

    – disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),

    – disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,

    – telefona celularë,

    – sprej të ndryshëm,

    – sfera metalike,

    – lidhëse plastike,

    – një (1) automjet,

    – një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe

    – një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.

    – një (1) çekan etj.

    Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark