×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia arreston edhe personin e tretë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

    Insajderi
    19 June 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se ka arritur të arrestojë personin e tretë, i dyshuar për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, shkruan Insajderi.

    Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit R. H., 40 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit për 48.

    Në vazhdimësi të hetimeve, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot me 19 qershor 2023, kanë arrestuar personin e tretë të dyshuar për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ të ndodhur me 16 mars 2023 në Vushtrri“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Për të njëjtin rast, policia me 24 maj kishte arrestuar edhe dy persona tjerë.

    Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, rast ky i raportuar muaj më parë në Vushtrri.

    Mbi dyshime të bazuara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme, në dy lokacione të ndryshme në komunën e Podujevës, kanë realizuar bastisje me ç’ rast janë sekuestruar prova materiale dhe janë arrestuar dy të dyshuarit M. K.,36., vjeçar, dhe F.H., 63 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se me datën 16 mars 2023, në rrugën “Mic Sokoli” në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, thuhej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark