Insajderi
Lajme

Policia arreston një person në Fushë Kosovë, i gjenden mbi pesë kg substanca narkotike

Insajderi
07 March 2026 - 13:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia arreston një person në Fushë Kosovë, i gjenden mbi pesë kg substanca narkotike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet L.M. pasi është kapur në trafikim me lëndë narkotike (marihuanë).

“Dje, më 06.03.2026, pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme, është hartuar një plan taktik dhe rreth orës 21:00, pasi është lokalizuar një veturë në të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike, e njëjta është ndaluar për kontroll. Në vetura janë gjetur gjashtë paketime, dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.1 gramë”.

Në vazhdimësi të operacionit, policia tha se është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M.,  dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para (295 euro),  që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e të dyshuarit në F. Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark