Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për importim, eksportim e prodhim të armëve apo materialeve plasëse.
Arrestimi ka ndodhur të martën në afërsi të udhëkryqit Pogragjë –Stublinë – Dobrosin, ku policia ka arrestuar edhe të dyshuarin B.M (1991) nga Gjilani.
“Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprën penale ‘import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, ka njoftuar policia.
Sipas policisë, atij janë gjetur 11 revole dhe 151 fishekë.
Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa prej 48 orëve ndalim policor.