×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin afër shkollës në Tiranë

    Insajderi
    19 November 2024 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Shqipëri ka njoftuar se kanë arrestuar një të mitur që dyshohet për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cami, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

    Sipas njoftimit, edhe i arrestuari është 14 vjeç dhe dyshohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    “Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

    Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark