Insajderi
Lajme

Policia arreston tre persona në Mitrovicë, gjen rreth 50 qese me drogë

Insajderi
04 February 2026 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia arreston tre persona në Mitrovicë, gjen rreth 50 qese me drogë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së datës 04 shkurt 2026, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Arrestimi i të dyshuarve është realizuar në dy lokacione në Mitrovicë. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor , ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark