Insajderi
Lajme

Policia arreston zyrtarin në Kaçanik, ia kërkoi qytetarit që t’i paguante mbi 600 euro tek një kompani

Insajderi
06 July 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia arreston zyrtarin në Kaçanik, ia kërkoi qytetarit që t’i paguante mbi 600 euro tek një kompani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar në Kaçanik nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës.

Në njoftimin e PK’së, thuhet se përveç dokumentacionit të rregullt të ndërtimit, zyrtari në fjalë i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë, që do t’ia kompletonte në shumën prej mbi 600 eurosh tek një kompani private gjeodezike. Kjo shumë, sipas policisë, nuk kishte figuruar në dosje.

“Dyshohet se personi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, përveq dokumentacionit të rregullt për leje të ndërtimit, i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë (projekte) e të cilat do tia kompletonte ai per ti paguar me pas shumën mbi 600 euro tek një kompani private gjeodezike. Pasi viktima kishte marr lejen,  kishte verejtur se dokumentet per te cilat kishte bere pagesen nuk figuronin ne dosje, dhe me këtë rast e njoftoi Policinë”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia të dyshuarin e kanë intervistuar nën shoqërimin e avokatit dhe më pas është ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark