×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia bastis shtëpinë e bosit të drogës në Pejë pasi u arrestua në Shqipëri

    Insajderi
    07 December 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Princ Dobroshit, të njohur me nofkën “peshkaqeni”.

    Gazeta Insajderi merr vesh përmes burimeve se Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Gjermanisë kanë sekuestruar një veturë dhe disa pajisje teknologjike të të dyshuarit.

    Këto burime i bëjnë të ditur Insajderit se ai është arrestuar para disa ditësh në Shqipëri.

    I njëjti ishte prezantuar me identitet të rremë, si “Shkelqim Halitaj”.

    Dobroshi ishte dënuar më herët për përfshirje në trafikun e drogës, gjegjësisht substancës narkotike heroinë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark