Insajderi
Lajme

Policia “blindon” rrugët e kryeqytetit

Insajderi
17 June 2022 - 00:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia “blindon” rrugët e kryeqytetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet të Shqipërisë.

Policia po kryejnë operacione të befasishme në të gjitha rrugët për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të befasishme në kryeqytet, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark