Insajderi
Lajme

Policia deklarohet për rastin e shoqërimit policor të kandidatit të PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Insajderi
29 May 2026 - 14:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia deklarohet për rastin e shoqërimit policor të kandidatit të PDK-së, Qëndrim Kryeziu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, është shoqëruar në stacion policor pas mos zbatimit të urdhrave të zyrtarit policor.

Rasti ka ndodhur gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve në Zonën Industriale në Prishtinë, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Lidhur me kërkesen tuaj, ju informojmë se sot rreth orës 10:30 një person është shoqëruar në stacion policor për shkak të mos zbatimit të urdhërave të zyrtarit policor, për largim nga vendi ku po zhvilloheshin punime. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Pllana.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark