×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Policia dërgon kallëzim penal kundër të parit të Arsimit në Suharekë, ia përmend edhe tri vepra tjera

    Insajderi
    21 May 2024 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Arsimit në komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, është duke u përballur me ligjin, nën dyshimet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare në pranimin e disa mësimdhënësve pa konkurs.

    Drejtoria e Policisë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), njësia në Prizren, ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, kundër Drejtorit Komunal të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani.

    Kallëzimi penal ndaj Bajselmanit është dërguar me datën 14 mars të këtij viti.

    Siç mëson Gazeta Insajderi kallëzimi penal ndaj drejtorit të DKA’së, Remzi Bajselmani, është ngritur në dyshimin se “DKA Suharekë, janë të përfshira në keqpërdorim të detyrës zyrtare në pranimin e disa mësimdhënësve pa konkurs në SHFMU “Dituria” në fshatin Samadraxhë”.

    Jo vetëm, ndaj tij janë përmendur edhe tri vepra të tjera penale nga e kaluara.

    Sipas burimeve të Insajderit, tri veprat e tjera penale, në të kaluarën ndaj Bajselmanit janë: Sulm, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhe dokumente zyrtare të rreme.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren. Siç thuhet në përgjigjen e tyre rasti është duke u trajtuar, por duke mos dhënë detaje tjera.

    “Ju njoftojmë se kallëzimi penal kundër R.B., është pranuar në prokurori. Rasti në fjalë është duke u trajtuar nga prokuroria. Për shkak të konfidencialitetit të procedurës, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera”, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me drejtorin Remzi Bajselmani, dhe i njëjti i tha Gazetës se nuk është dijeni për këtë kallëzim penal.

    Përkundër kësaj siç merr vesh Gazeta Insajderi, me datën 19 mars, ai i është përgjigjur kësaj kërkese.

    Remzi Bajselmani është drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë.

    Bajselmani, kishte ardhur në pozitën e drejtorit të DKA’së, në maj të 2020’tës.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark