×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Bosnjës reagon ndaj pretendimeve se Radoiçiq ka blerë armë në Tuzla

    Insajderi
    04 October 2023 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi Prokuroria në Beograd ka hedhur dyshime se Milan Radoiçiqi ka blerë armë në Tuzla të Bosnje e Hercegovinës dhe ato i ka transportuar në Beograd nga ku i ka bartur në Kosovë, ka reaguar sot edhe Administrata Federale e Policisë së Sarajevës.

    “Policia do të ndërmarrë të gjitha masat në lidhje me verifikimin e pretendimeve se Milan Radoiçiq ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese në Tuzlla nga janari 2023 deri më 24 shtator. Do të kërkojmë nga autoritetet serbe që të na japin të gjitha informatat në dispozicion”, tha zëdhënësi i Policisë së Sarajevës, Emil Suçeska.

    Radoiçiq është marrë në pyetje dje nga prokurorët serbë. Ai është liruar sot nga ndalimi në Serbi.

    Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

    Ndaj Radoiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë, shkruan Danas.

    Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimet e gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark