×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e konfirmon se ka bastisur shtëpinë e bosit të drogës në Pejë, jep detaje

    Insajderi
    07 December 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Insajderit për bastisjen e dy shtëpive të Princ Dobroshit, të njohur me nofkën “peshkaqeni”.

    Në njoftimin e PK’së, thuhet se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.

    Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

    Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar.

    Burime të Insajderit tregojnë se ai është arrestuar para disa ditësh në Shqipëri.

    I njëjti ishte prezantuar me identitet të rremë, si “Shkelqim Halitaj”.

    Dobroshi ishte dënuar më herët për përfshirje në trafikun e drogës, gjegjësisht substancës narkotike heroinë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark