×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës bie dakord me TIKA-në për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen

    Insajderi
    23 January 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha ka pritur në takim koordinatoren e Agjencisë Turke, ku gjatë takimit është diskutuar bashkëpunimi i deritanishëm në mes të PK-së dhe TIKA-së. Më tej, të dy palët u dakorduan për vazhdimin si dhe avancimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

    Policia ka bërë të ditur se përgjatë takimit drejtori Hoxha ka mirëpritur dhe ka falënderuar znj. Asian për përkrahjen nga TIKA për Policinë e Kosovës.

    “Sot, më datën 23 janar 2024, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, priti në takim koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) – zyra në Kosovë, znj. Fulya Aslan. Drejtori Hoxha mirëpriti dhe falënderoi znj. Asian për përkrahjen nga TIKA për Policinë e Kosovës”.

    Më tej, ata kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes të PK-së dhe TIKA-së, po ashtu dhe për planet referuar këtij bashkëpunimi për këtë vit.

    Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në mes të PK-së dhe TIKA-së, si dhe planeve referuar këtij bashkëpunimi për këtë vit, me theks të veçantë në fushën e trajnimeve”. Shkruan në njoftim të Policisë“, shkruan në njoftim./Insajderi.org/

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark