×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës evakuuon qytetarët nga aeroporti, shkak alarmi për bombë

    Insajderi
    16 June 2022 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (e enjte) ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.

    Nga Policia bëjnë të ditur se kanë evakuuar qytetarët në perimetrat e sigurisë.

    Tutje, Policia njofton se kanë ndërmarrur menjëherë hapat e nevojshëm në hetimin e rastit përfshirë edhe trajtimin e materieve shpërthyese.

    “Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të
    gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e
    materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).”

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që po raportohet për alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark