×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi, dyshohet për shpërdorim pasurie

    Insajderi
    26 January 2024 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor i Graçanicës, ka publikuar fotografinë e një personi të shpallur në kërkim, i cili po dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

    Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 22 korrik të vitit të kaluar, në një dyqan në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

    Policia me këtë rast ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të shpallur në kërkim.

    “Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Shpërdorimi i pasurisë së huaj’ të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në apelin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark