×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës pranon donacion dronë nga ambasada amerikane

    Insajderi
    10 October 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të organizojë konferencë për media, ku do të nënshkruhet pranim- dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

    “Policia e Kosovës (PK), me datën 11 tetor 2023, do të organizojë konferencë për media, në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, projekt i përbashkët ndërmjet INL- DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Në këtë konferencë do të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark