Mesfushori i kampionëve të italisë, Bakayoko është ndaluar gabimisht nga policia italiane pasi e kishin ngatërruar me një tjetër person.
27-vjeçari përjetoi disa momente jo të këndshme pasi policët ishin me armë nëpër duar dhe po e kontrollonin imtësisht lojtarin.
Bakayoko ishte drejt arrestimit, por një polic tjetër afrohet aty pranë dhe vë re se personi që kishin ndaluar dhe ngatërruar ishte Bakayoko i Milan-it.