Insajderi
Lajme

Policia e Pejës ndan mirënjohje për Kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj për rezultatet e punës gjatë vitit 2025

Insajderi
26 December 2025 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Pejës ndan mirënjohje për Kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj për rezultatet e punës gjatë vitit 2025
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka ndarë sot mirënjohje për Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2025.

Mirënjohja iu dorëzua Kryeprokurores Vuçetaj nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kolonel Shaban Shala, i cili theksoi se ky vlerësim vjen si rezultat i profesionalizmit, integritetit dhe llogaridhënies së treguar në punën e saj gjatë këtij viti.

Nga ana e saj, Kryeprokurorja Vuçetaj falënderoi kolonelin Shala për ndarjen e mirënjohjes, duke vlerësuar lart bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë Rajonale në Pejë.

“Kryeprokurorja Vuçetaj, falënderojë kolonelin Shala për ndarjen e mirënjohjes dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë gjatë këtij viti, derisa theksoi se ka pasur rezultatet të kënaqshme për sigurinë publike dhe luftimin e përbashkët të kriminalitetit në kompetencën territoriale të cilat mbulojnë këto dy institucione ligj zbatuese”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark