Insajderi
Lajme

Policia e Shqipërisë ndalon dy kosovarë, nuk i deklaruan 27 mijë euro në Morinë

Insajderi
16 October 2025 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Shqipërisë ndalon dy kosovarë, nuk i deklaruan 27 mijë euro në Morinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Kufitare e Shqipërisë, në pikën Morinë, ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Kosova. Në hetim janë vënë dy shtetas kosovarë që tentuan të fusin 27 550 euro pa i deklaruar sipas ligjit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në hyrje/dalje të vendit, shërbimet policore konstatuan rastet e tentativës për të futur në Shqipëri shuma të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.

A.G., 51 vjeç, banues në Suedi, u kap me 12.550 euro gjatë kontrollit fizik;
A.G., 44 vjeç, banues në Suharekë, u kap me 15 000 euro.

Shuma e përgjithshme prej 27 550 euro është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark