×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia gjen armë e municione në shtëpinë e të dyshuarit për kanosjen e bashkëshortes së tij

    Insajderi
    27 April 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas marrjes së raportimit për kanosje në Shtërpcë policia me autorizim të prokurorit kujdestar ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit S.D., 48 vjeç i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij.

    Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit.

    Rasti është raportuar më 26 prill rreth orës 18:36 derisa, Policia është në kërkim të personit të dyshuar.

    Rasti është cilësuar ‘’Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark