Policia gjermane ka njoftuar se të enjten ka ndaluar një person për të cilin dyshohet se ishte përndjekës i këngëtares Taylor Swift. Ndalimi i tij u bë para fillimit të koncerteve të yllit në qytetin Gelsenkirchen.
Personi u ndalua pasi dikush nga organizatorët kishte raportuar se ai më parë e ka kërcënuar këngëtaren, shkruan AP.
Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth identitetit të këtij personi e as për incidentit.
Gjithçka shkoi mirë në koncertin që Swift mbajti të mërkurën mbrëma, ku të pranishëm ishin rreth 600 mijë persona.
Amerikania ka të rezervuar edhe dy koncerte të tjera në Gelsenkirchen, një të enjten e një të premten, në kuadër të turneut të saj “The Eras Tour”.
Pas Gelsekirchen, Swift ka në plan të mbajë koncerte në qytetet gjermane, Hamburg dhe Munich.