Insajderi
Lajme

Policia godet krimin e organizuar ndërkombëtar, arrestohet një shtetas i huaj në Kosovë

Insajderi
10 February 2026 - 22:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia godet krimin e organizuar ndërkombëtar, arrestohet një shtetas i huaj në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një ekstradim ndërkombëtar nga Gjermania, si dhe një arrestim tjetër brenda territorit të vendit.

Më 10 shkurt 2026, në koordinim me autoritetet gjermane, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar. I dyshuari ishte në kërkim për vepra të rënda penale dhe për shmangie nga drejtësia.

Po gjatë së njëjtës ditë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një shtetas të huaj brenda territorit të vendit, i cili ishte i kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi u krye në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga disa shtete të Bashkimit Evropian. I dyshuari dyshohet për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark