×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia ia publikon videon të dyshuarit për vjedhje, kërkohet ndihma për gjetjen e tij

    Insajderi
    10 November 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka publikuar një video ku kanë kërkuar ndihmë për kapjen e një qytetari që ka kryer vjedhje të rëndë.

    Sipas njoftimit ‘’Vjedhja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 04.04.2022  rreth orës 00:25 në rrugën ‘’Sali Çeku’’, saktësisht në parkingun para market ‘’Ari’’ në Ferizaj, ku një person i gjinisë mashkull (si në video) dyshohet se ka kryer vjedhjen e një automjeti GOLF VII ngjyrë e kaltër me targa vendore.

    “Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi, si në video, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

    @insajderitv Policia ia publikon videon të dyshuarit për vjedhje, kërkohet ndihma për gjetjen e tij #police #ferizaj #vjedhje #insajderi #insadjeritv ♬ original sound – Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark