×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia identifikon dy persona për shpërthimin e mbrëmshëm në veri, këto janë detajet e fundit

    Insajderi
    16 January 2024 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë identifikuar nga Policia e Kosovës për shpërthimin e mbrëmshëm në Mitrovicën e Veriut, ku për pasojë mbetën të lënduar dy persona.

    Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

    “Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim”, tha Elshani.

    “Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpit e tyre por nuk janë aty”.

    Sipas Elshanit, besohet se ky konflikt ka qenë si pasojë e problemeve të mëhershme në mes viktimave dhe të dyshuarve. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark