Insajderi
Lajme

Policia jep detaje: Gjashtë shtetas të Bangladeshit gjenden në një veturë në Viti

Insajderi
18 October 2026 - 13:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje: Gjashtë shtetas të Bangladeshit gjenden në një veturë në Viti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shofer kosovar është ndaluar nga Policia në fshatin Dobresh të Vitisë, pasi në veturën e tij u gjetën gjashtë persona të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi.

Gjatë kontrollit, gjashtë shtetasit e huaj deklaruan se vinin nga Bangladeshi, ndërsa shoferi dyshohet se u tha zyrtarëve policorë se ata ishin sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, përmes rrugëve ilegale.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, më 17 tetor.

Pas intervistimit, shoferi dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë personat e huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse dhe u është lëshuar vërtetimi për akomodimin e tyre, në përputhje me ligjin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark