×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje në lidhje me djegien e veturës në Leposaviq: U dëmtuan edhe dy vetura tjera

    Insajderi
    01 March 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje një grua nga Leposaviqi ka denoncuar në Polici se i është djegur vetura me targa serbe.

    Si pasojë dyshohet të jenë dëmtuar edhe dy vetura të tjera që ndodheshin afër.

    Njësiti relevant i Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka bërë shuarjen e zjarrit.

    “Leposaviq / 29.02.2024 – 04:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vetura e saj është përfshirë në zjarr. Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ku si pasojë e zjarrit, dyshohet janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin afër veturës së ankueses. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport 24-orësh të Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark