Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Insajderi
11 June 2026 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi të Prishtinës.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark