Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku u goditën dy vajza

Insajderi
28 June 2022 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku u goditën dy vajza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajza u goditën nga një veturë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një  veturë dhe dy këmbësore,  të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark