Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtarit komunal në Mitrovicë që u zu në flagrancë duke marrë 200 euro ryshfet

Insajderi
05 July 2024 - 10:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për arrestimin e zyrtarit komunal në Mitrovicë që u zu në flagrancë duke marrë 200 euro ryshfet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës dje njoftuar se është arrestuar një zyrtar në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një GRANDI që lidhet me ri-atdhesimin.

Gazeta Insajderi dje ka raportuar se i arrestuari është Bedri Sadiku i cili mban pozitën e Koordinator për kthim dhe riintegrim në Komunën e Mitrovicës.

Ndërsa sot në raportin policor janë shpalosur detaje tjera.

Siç thuhet në raport, një person ka informuar policinë se Sadiku i ka kërkuar 200 euro për t’ia rregulluar disa dokumente në komunë.

“Sheshi Isa Boletini, Mitrovicë Jug 04.07.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një zyrtar i komunës, i dyshuari mashkull kosovar, i ka kërkuar 200€ për të rregulluar disa dokumente në komunë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark