Moderatori i Big Brother Vip Kosova 3, Alaudin Hamiti ka thënë dje se është kërcënuar nga një familjarë i ish-banorit të Big Brother, Eduart Kuçi.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës që tashmë kanë nisur hetimet.
Hamiti dyshohet se u kërcënua përmes rrjeteve sociale.
“Rr. Hyrije Hana, Prishtinë 26.11.2024, 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka marr disa mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime nga njësi relevante policore”, thuhet në njoftim.