Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për të dyshuarin që terrorizoi Podujevën me kallash: Shtiu drejt dy burrave

Insajderi
29 January 2026 - 09:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për të dyshuarin që terrorizoi Podujevën me kallash: Shtiu drejt dy burrave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një të riu gjatë së mërkurës në Podujevë, i cili terrorizoi qytetin me kallashnikov.

Në raportin policor bëhet e ditur se i riu dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy burrave, por të cilët nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark