Insajderi
Lajme

U raportua i zhdukur e u gjet i vdekur si pasojë e aksidentit me motoçikletë, policia jep detaje

Insajderi
15 October 2025 - 09:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U raportua i zhdukur e u gjet i vdekur si pasojë e aksidentit me motoçikletë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Prizren, një person që ishte raportuar i zhdukur, është gjetur i vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh tha se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.

“Prizren/14.10.2025 – 16:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i raportuar i zhdukur, është gjetur në fshatin Tupec ku sipas vendit të ngjarjes dyshohet se ai ishte aksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark