×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia jep detaje për vrasjen në Prizren, sekuestrohen dëshmi të reja në shtëpinë e “Kobrës”

    Insajderi
    04 January 2023 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i ditës së djeshme në Prizren, ku si pasojë i shkëmbimit të zjarrit ka ndërruar jetë një person, janë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre personat e përfshirë në rastin ishin shtetas të Shqipërisë ku me pas janë larguar drejt Shqipërisë.

    Ndërsa, në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve janë sekuestruar dëshmi në lidhje me rastin.

    “Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

    “Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë sekuestruar disa dëshmi. Po ashtu në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark