×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia jep detaje për zjarrin e djeshëm në IML

    Insajderi
    22 November 2023 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës është deklaruar sot lidhur me zjarrin që ka kapluar dje një pjesë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    Sipas policisë, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur të lënduar.

    Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

    Raporti i plotë:

    “QKUK – Prishtinë  21.11.2023 – 08:00.  Janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e IML-së në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Gazeta Insajderi gjatë ditës së djeshme ka mësuar se zyrat e djegura janë të ushtrues-drejtorit të IML’së Ditor Halitit, ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliut dhe zyra e një mjeko-ligjores, Bergita Nikaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark