×
  • Showbiz
  • Show

    “Policia ka identifikuar personat”, pasi i mbyllën sërish Instagramin, Luizi rikthehet me një njoftim

    Insajderi
    05 December 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja e Luizit në Instagram u bë e ditur pak më parë se u bllokua, ku kishte mbi 600 mijë ndjekës.

    Në lidhje me këtë një reagim u bë nga Kiara, e cila ishte e ashpër në postimin në InstaStory.

    “Prandaj nuk bëhet ky vend se fusim gjithmonë hundër në punët e tjetrit. Lëreni rehat njerëzit në jetën e tyre”, u shpreh ajo.

    Rastin duket se Luizi e paraqiti në polici, ku edhe tani e ka rikthyer faqen.

    Ai shfaqet në një video duke thënë se personat që e kanë bërë këtë janë identifikuar.

    “Personat janë identifikuar, kjo do të jetë herë e fundit që ndodh kjo. Për të gjithë informacionet tjera drejtohuni në Prokurori”, thekson Luizi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark