Insajderi
Lajme

Policia “kap mat” gjuetarët- Sekuestrohen tri pushkë në Prizren

Insajderi
14 January 2024 - 19:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia “kap mat” gjuetarët- Sekuestrohen tri pushkë në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka sekuestruar tre armë të gjata të llojit pushkë gjysmë-automatike dhe 30 fishekë në Prizren. Për këtë, tre të dyshuar janë shoqëruar në stacion të policisë.

Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 14.01.2024, rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore, dyshohet se  janë disa persona të armatosur, si duket kan dal për gjueti.

Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë has dhe e kanë ndaluar një automjet, në automjet gjendeshin 3 persona. Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishek”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark