Insajderi
Lajme

Policia kap në flagrancë një burrë duke prerë drutë në Kaçanik

Insajderi
04 July 2026 - 22:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kap në flagrancë një burrë duke prerë drutë në Kaçanik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në rajonin e Kaçanikut është trajtuar një rast i vjedhjes së pyllit.

Njësitet policore kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, dhe se një i dyshuar ishte duke prerë dru me motosharrë dhe duke i përgatitur për transport.

Policia shton se, me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe se, automjeti është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark