Insajderi
Lajme

Policia konfirmon vdekjen e një personi pas rënies së kranit në Prishtinë

Insajderi
28 July 2026 - 17:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfirmon vdekjen e një personi pas rënies së kranit në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e shembjes së një krani në rrugën A në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, por njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Aktualisht, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark