×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia konfiskon uniforma ushtarake, shok bombë e sprej në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    07 December 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia dje gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në veri të Mitrovicës ka gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake.

    Përveç uniformave, u gjetën edhe dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë.

    Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e policisë.

    Ndërsa, në një veturë në Mitrovicën Veriore, policia ka gjetur një Sprey Anti Dog –Pfeffer Sprey.

    Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një Sprey Anti Dog –Pfeffer Sprey. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt“, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark